Muzikanti i njohur, Ed Sheeran, është parë i buzëqeshur teksa dilte sot nga salla e gjyqit, ku dhe fitoi ndaj padisë mbi akuzat se ai kishte kopjuar një tekst të një kënge klasike.
Pas vendimit, ai ka ndarë një deklaratë për revistën People, në të cilën shkruhej: ”Më duket sikur e vërteta u dëgjua, dhe e vërteta u besua”, përcjell klankosova.tv.
“Është mirë që ne të dy mund të vazhdojmë me jetën tonë tani – është e trishtueshme që u desh të vinte deri këtu”, u shpreh ai mes tjerash.
