Një 24 vjeçar shqiptar ka vdekur dhe një tjetër është plagosur në një aksident që ka ndodhur në Itali.
Rasti tragjik raportohet se ka ndodhur të dielën rreth orës 23:30, në Bologna në rrugën via Graziadei.
Me veturën e tipit Mercedes CLK, po udhëtonin bashkë dy shqiptarë e një rumun.
Vozitësi i veturës e humbi kontrollin dhe doli jashtë rrugës duke u përplasur me një pemë.
24 vjeçari shqiptari ndodhej si pasagjer në ulësen e djathtë, teksa ekipet emergjente e nxorën atë pa shenja jete jashtë veturës.
Ndërkaq të lënduar kishin mbetur edhe një 23 vjeçar shqiptar dhe një 19 vjeçar rumun, i cili ndodhej në ulësen e prapme, përcjell Klankosova.tv/Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.