Nga nesër të gjitha llojet e derivateve do të shiten me çmim më të lirë, njoftoi Komisioni Rregullator i Energjisë, informon bild.mk.
Nga sonte çmimi i EUROSUPER 95 ulet për 1 denar dhe do të kushtojë 77 denarë. Çmimi i EUROSUPER 98 zvogëlohet për 0,5 denarë dhe do të kushtojë 79,5 denarë.
Çmimi i EURODIZEL-it ulet për 0,5 denarë dhe do të kushtojë 66,5 denarë.
Çmimi i vajit ekstra lehtë ulet për 0,5 denarë dhe do të shitet për 65,5 denarë.
Çmimi i mazutit nga nesër do të jetë 39,2 denarë, i cili ulet për 0,5 denarë. / bild.mk