Pronari i një prej automjeteve të djegura në Bit-pazar është ish-gjyqtar dhe profesor aktual universiteti

Pronari i njërës prej tre veturave të djegura në afërsi të Bit Pazarit, marka “golf 8”, është ish-gjyqtari nga Gjykata Themelore e Gostivarit dhe profesori aktual në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë, Sejfulla Osmani, raporton “360 Gradë”.

Presim që organet hetimore të japin më shumë informacione për shkaqet e zjarrit të veturës”, tha Osmani për “360 Gradë”.

Ai thotë se nuk dyshon se zjarri është shkaktuar qëllimisht pasi siç na tha ai nuk është grindur me askënd.

Ndryshe, siç supozohet, por edhe siç shihet nga terreni, zjarri ka nisur nga vetura e tij. Pranë është parkuar edhe një automjet tjetër në pronësi të tij, i cili nuk është dëmtuar fare. “Golfi” në parkingun përballë pallatit ku banon Osmani është lënë nga djali i tij dje rreth orës 16:30 dhe që atëherë nuk është përdorur më. Rreth orës 3 të natës së sotme ka parë se diçka digjej nga dritarja e banesës ku banon dhe kur ka zbritur në parking ka parë se ishte “golf” i tij.

Nga sa shihet në terren, njëri nga automjetet është shkatërruar plotësisht nga zjarri. Automjeti i parkuar në të djathtë të tij, sipas gjurmëve që dëshmojnë për zjarrin, është dëmtuar rëndë, sidomos në anën e majtë, si dhe nga zjarri ka përfshirë edhe anën e djathtë të veturës Opel Astra. Për momentin nuk ka asnjë informacion zyrtar për ngjarjen. / bild.mk