Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, në shënim të Ditës së Evropës, ka marrë pjesë në masterklasën “Aftësitë e artit në rrugë”.
Në këtë projekt, të rinjtë nga mosha 13 deri në 18 vjeç, patën rastin të mësojnë për bazat dhe teknikat e artit të rrugës.
Masterklasa është zhvilluar në hapësirat e Shtëpisë së Evropës që ndodhet në Prishtinë.
Kujtojmë se me rastin e Ditës së Evropës është bërë edhe përurimi i muralit të “Energjisë së Mirë”.
Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Murali është pikturuar në murin anësor të ndërtesës së BE-së në Prishtinë.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
klankosova.tv