Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka realizuar sot takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Ai përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social Facebook ka njoftuar mbi temat e diskutuara gjatë këtij takimi, si gatishmëria e thellimit të partneritetit strategjik me SHBA-të dhe pritshmëria për kyçjen akoma më intenzive të SHBA-ve në hapat e mëtutjeshëm të vendit në rrugën e eurointegrimit, informon bild.mk.
“Sot pata nderin dhe kënaqësinë të takohem me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, këtu në Uashington. Jam i bindur se partneriteti strategjik mes Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë së Veriut do të thellohet. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e SHBA-së për vazhdimin dhe intensifikimin e procesit të reformave për demokratizimin e mëtejshëm të shoqërisë sonë, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit, që është një inkurajim i rëndësishëm në procesin e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Pres një përfshirje edhe më të fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në hapat tanë të ardhshëm për procesin e integrimit europian të vendit. Mbështetja e Shteteve të Bashkuara është e një rëndësie të madhe për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit – ka shkruar Kovaçevski. / bild.mk