Fadil Kajtazi: Prapa vrasjeve politike qëndrojnë shërbimet e specializuara (VIDEO)

Këtë edicion të emisionit Rubikon, u fol rreth vrasjeve politike.

Në disa raste është supozuar se edhe në Kosovë ka pasur vrasje politike.

Sipas ekspertit të sigurisë Fadil Kajtazi, prapa këtyre vrasjeve qëndrojnë shërbime të specializuara.

“Edhe në qoftë se policia arrin ta kap autorin e krimit nuk do të thotë se rasti është ndriçuar plotësisht. Për arsye se autori mund të jetë një kriminel ordiner, i cili mund të jetë mashtruar ose i është ofruar para”, tha Kajtazi në Rubikon të Klan Kosovës.

“Ndërkohë që t’i shkohet deri në fund rastit është kur t’i i depërton armikut në dosje”, theksoi ai.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.