Morgan Wallen anulon 6 javë koncerte për shkak të dëmtimit të kordave të zërit

Këngëtari Morgan Wallen po anulon gjashtë javë shfaqje për shkak të një dëmtimi të kordave të zërit.

29-vjeçari njoftoi në një video në Instagram se do të humbasë gjashtë javë të turneut të tij “One Night at a Time”, derisa rikuperohet nga dëmtimi i kordave vokalike.

“Dje mora një lajm të keq nga mjekët e mi në qendrën e zërit Vanderbilt. Pasi mora 10 ditë pushim vokal, performova tre shfaqje fundjavën e kaluar në Florida dhe në të tretën u ndjeva tmerrësisht keq. Kështu që dje shkova për vizitë mjekësore dhe m’u tha se i kam dëmtuar kordat e zërit. Këshilla e tyre është që të pushoj për gjashtë javë, kështu që kjo është ajo që do të bëj”, u tha Wallen fansave.

Wallen po rikuperohet gjithashtu nga këputja e muskujve të tij gjatë turneut në Australi.

“Unë jam përpjekur ta përballoj këtë në heshtje, por kjo kohë pushimi do të më ndihmojë ta kthej ashtu siç duhet”, shtoi ai, përcjell Klankosova.tv

Wallen do të mungojë gjithashtu në Academy of Country Music Awards të enjten, si dhe në festivalet e ardhshme.

Këngëtari do të rifillojë turneun më 22 qershor në Çikago, sipas The New York Times.

Turneu është në mbështetje të albumit të tretë të Wallen, “One Thing at a Time”, i cili u lëshua në muajin mars.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.