Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda po qëndron për vizitë zyrtare në Shqipëri. Ai u prit në një ceremoni zyrtare nga homologu i tij nga Shqipëria, Bajram Begaj.
“I nderuar të mirëpres mikun tim Andrzej Duda së bashku me bashkëshorten e tij, 20 vite nga vizita e fundit e një presidenti polak në Shqipëri”, ka shkruar kreu i shtetit shqiptar në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Kjo është vizita e parë zyrtare pas 20 vjetësh e një presidenti polak në Shqipëri.