Rihanna dhe A$AP Rocky ndajnë përqafime rrugëve të LA

Rihanna dhe A$AP Rocky nuk e kanë problem të tregojnë afërsinë me njëri tjetrin në publik.

Çifti, të cilët aktualisht janë në pritje të fëmijës nr. 2, ndanë një përqafim të lezetshëm teksa dolën për të bërë pazar së bashku të mërkurën pasdite në Los Anxhelos.

Për këtë dalje, këngëtarja kishte veshur një pallto të gjatë të zezë mbi një bluzë të bardhë, ndërsa Rocky veshi një xhaketë lëkure të kuqe dhe xhinse.

Të dy u panë të kapur për dore teksa ndaluan pranë disa dyqaneve, përpara se të merrnin ushqim të shpejtë për të ngrënë.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.