Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, e ka pritur sot në takim emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Pas takimit, Hamza ka bërë të ditur se çështja e hapjes së urës së Ibrit, ishte një prej temave të diskutimit, njofton Klan Kosova.
“Gjithsesi se ka qenë temë çështja e urës së Ibrit dhe nevoja që të respektohet dhe zbatohet Kushtetuta e të gjitha ligjet në fuqi që garantojnë lirinë e të gjithë qytetarëve, mallrave dhe gjithçka tjetër”.
“Kemi biseduar edhe për progresin e arritur gjatë këtyre viteve, por edhe për ndjeshmërinë që ndodhet në këtë pjesë dhe është prezent në këtë pjesë të Kosovës”.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS
klankosova.tv