Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se sot, mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas IHK-së, vranesirat gjatë ditës, kryesisht gjatë pjesës së dytë parashihen të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat mbeten të njejta me të ditës së premte.
Edhe dita e diele parashihet të jetë kryesisht e ngjashme, me diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin reshje shiu.
Në fushat termike nuk parashihen ndryshime, por do të jenë konstante m e ditët e fundit.
Mot kryesisht i ngjashëm parashihet të mbajë deri javën e fundit të këtij muaji.
Gjatë vikendit do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7m/s. /Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.