Robert De Niro ka shpërndarë foton e parë dhe ka zbuluar emrin e vajzës së tij të porsalindur në një emision televiziv amerikan.
Fansat u befasuan kur mësuan se Robert De Niro është bërë sërish baba, kur e dha lajmin gjatë një interviste për filmin e tij të ardhshëm “About a Father” pak ditë më parë. 79-vjeçari po ndante mendimet e tij për prindërimin, duke thënë se megjithëse nuk i pëlqen të disiplinojë fëmijët e tij, ndonjëherë është e nevojshme.
Tani aktori i “Raging Bull” ndau detajet e para për fëmijën e porsalindur në CBS Mornings. Aktori ka mirëpritur vajzën Gia Virginia Chen De Niro me të dashurën e tij Tiffany Chen më 6 prill. Vajza peshonte 3.6 kilogramë pas lindjes. Në fotografinë që u shpërnda në Twitter nga emisioni televiziv i mëngjesit, aktori gjithashtu zbuloi se “Ky fëmijë është planifikuar”. Vendimi për të lindur fëmijën është marrë nga të dyja palët dhe ata janë “mbi hënë” me ardhjen e vajzës së tyre në jetë.
Aktori fitues i çmimit Oskar është baba i shtatë fëmijëve. Ai ndan vajzën Drena, 51 vjeç dhe djalin Raphael, 46 vjeç, me gruan e tij të parë Diahnne Abbott. Në vitin 1995, ai mirëpriti djemtë binjakë Julian dhe Aaron, 27 vjeç, me ish të dashurën e tij, modelen dhe aktoren Toukie Smith. De Niro ka gjithashtu një djalë Elliot, 24 vjeç dhe një vajzë Helen Grace, 11 vjeç, me ish-gruan e tij, Grace Hightower, përcjell Klankosova.tv
De Niro u takua për herë të parë me Tiffany Chen gjatë xhirimeve të filmit “The Intern”, menjëherë pas së cilës thashethemet për lidhjen e tyre filluan të qarkullojnë pasi të dy u panë së bashku në një pushim romantik në jug të Francës në vitin 2021.
Robert është i njohur për performancat e tij të mirënjohura në ekran në filma si “Mean Streets”,” Taxi Driver”, “Raging Bull”, “The Godfather II”, “The Irishman” e të tjera.
Duke reflektuar mbi atësinë e tij dhe temën e prindërimit, aktori i tha ET Canada, “Nuk më pëlqen të vendos ligjin dhe gjëra të tilla. Por, ndonjëherë thjesht nuk keni zgjidhje. Dhe çdo prind, mendoj, do të thoshte të njëjtën gjë. Ju gjithmonë dëshironi të bëni gjënë e duhur për fëmijët”.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.