Aliu njofton se brenda javësh hapen procedurat për hartimin e projektit të urës së re në Badoc

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka treguar se në Badoc do të ndërtohet ura e re.

Ai ka thënë se brenda javëve do të hapen procedurat për hartimin e projektit kryesor të ndërtimit të saj.

“Punimet në Bypass po ecin me ritme të shpejta, ku po punohet intensivisht në asfaltim, rrjedhimisht përmes kontratës së mirëmbajtjes investive ky Bypass do të jetë i asfaltuar dhe gati për lëvizje të automjeteve”, ka shkruar Aliu, transmeton KlanKosova.tv.

“Pas formimit të Komisionit Profesional nga MMPHI, është bërë vlerësimi se në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan, tek ura e Badocit, e cila njëherit përballon një fluks të lartë lëvizjeje të automjeteve, e që për shkak të rrezikshmërisë në aspektin e sigurisë, kemi marrë vendimin që këtë urë ta mbyllim përkohësisht, deri në hartimin e projektit kryesor të ndërtimit të urës së re”.
May be an image of 3 people, road and text that says 'RAHOVICA COMPANY'
May be an image of road

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.