Në ditën ndërkombëtare të muzeve, Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore organizoi ligjëratën e Teng Chamchumrus, që erdhi enkas nga Amerika për t’i mësuar kosovarët se si të ruhet trashëgimia kulturore.
“Mbrojtja e trashëgimisë kulturore fokusohet më shumë në objekte, të cilat përveç se janë në listën e mbrojtjes, janë edhe objekte që ne kemi dëshirë t’i shohim. Ekziston ligji për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, andaj ne duhet ta përfillim atë”, tha ligjëruesi Chamchumrus, raporton Klan Kosova.
Ai e krahasoi kulturën me ushqimin e ajrin, pa të cilat tha se nuk jetohet dot.
“Kultura është një lloj sjellje, një nevojë bazike që na bën ata që jemi, është shpirti i trupit tonë, do të thotë që kultura jeton me njerëzit”, theksoi më tej ai.
Në ligjëratën e së enjtes u bë me dije po ashtu se aktivitete të tilla duhet të organizohen shumë më shpesh që njerëzit të mos dëmtojnë objekte të rëndësishme kulturore. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.