Ali Ahmeti kujton bashkëveprimtarin Fadil Nimani – Komandant Tigrin në 22 vjetorin e rënies heroike

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përkujtuar sot luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Fadil Nimanin – Komandant Tigrin në 22 vjetorin e rënies për liri.

Ahmeti shkruan se veprat e Nimanit lanë gjurmë të pashlyeshme trimërie në betejat drejt fitores së UÇK-së.

Postimi i plotë:

Kujtoj sot me krenari në 22 vjetorin e rënies së tij heroike, bashkëveprimtarin tim në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, Fadil Nimanin – Komandant Tigrin.
Fadili u rrit në frymën e një familje atdhetare që nuk iu gjunjëzua asnjëherë pushtuesit dhe pa asnjë ngurrim iu përgjigj kushtrimit të lirisë në Kosovë e Maqedoni duke lënë gjurmë të paharrueshme trimërie në fushat e betejës.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për heroizimin e tij kombëtar! LAVDI!