Ndryshimet kushtetuese – javën e ardhshme në Parlament

Qeveria në seancën e sotme pritet të miratojë përfundimisht ndryshimet kushtetuese të përgatitura nga grupi punues në Ministrinë e Drejtësisë, nga thënë një burim i lartë qeveritar për gazetën “Slloboden peçat”, përcjell PRESSonline.al

Nëse vendimin për ndryshimet kushtetuese me të cilat bullgarët dhe komunitetet e tjera do të bëhen pjesë e Preambulës, Qeveria nesër i dërgon në Parlament, kryeparlamentari Talat Xhaferi do ta caktojë komisionin kushtetues javën e ardhshme, me shumë mundësi të hënën, më 24 korrik.

Nëse nesër amendamentet futen në Parlament, Talat Xhaferi seancën plenare për nevojën e hapjes së Kushtetutës do ta caktojë për 19 gusht, pra të paktën 30 ditë pasi materialet për ndryshimet kushtetuese të hyjnë në procedurë parlamentare, informon PRESSonline.al

Seanca komisioni, e cila do të fillojë javën e ardhshme, sipas Rregullores së Kuvendit, zgjat maksimumi 10 ditë pune. Për momentin është e pasigurt nëse deputetët do ta diskutojnë nevojën për hapjen e Kushtetutës për 10 ditë pune, duke pasur parasysh qëndrimin e partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE se nuk i përkrah ndryshimet kushtetuese.