Smajli: I dorëzuam në Kongres dokumentet për situatën në Kosovë (VIDEO)

Ismet Smajli, Sekretar i Përgjithshëm i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës në ShBA, ka dhënë detaje për një takim është zhvilluar në Washington me demokratët dhe republikanët e Komitetit të Jashtëm në ShBA.

Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ai ka theksuar se ata kanë dorëzuar një dokument lidhur me informacione për situatën në Kosovë.

“Të enjten e kaluar ishim në Washington u takuam me të gjithë përfaqësuesit që janë 12”.

“Dorëzuam dokumente në dy formate për situatën që ka ndodhur gjatë zgjedhjeve në veri të Kosovës”.

“Pjesa tjetër ishte më informative për anëtarët e këtyre komuniteteve, pasi bëhej fjalë për ndikimin që e ka Rusia dhe Kina në rajon”, ka thënë Smali./Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS