Gjilani e pret Progres Niederkorn nga Luksemburgu në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me rezultat 2-2. Gjilani me fitore do të kërkojë kalimin në raundin e dytë të kësaj gare.
Trajneri Klodian Duro do të luajë me Angelo Tafas në portë, ndërsa në mbrojtje janë Përparim Islami, Egzon Sinani, Granit Jashari dhe Yll Hoxha.
Mesfushën ia ka besuar Besar Musollit, Elton Cales dhe Arbnor Ramadanit, ndërsa në sulm do të luajë Edison Kqiku, Baton Zabërxha dhe Atdhe Rashiti.
Ndërsa mysafirët do të tentojnë të bëjnë më shumë me emra si De Almeida, Natami dhe Mixtur.
Gjilani: Tafas, Hoxha, Islami, Jashari, Sinani, Hoxha, Ramadani, Musolli, Kqiku, Cale, Zabërxha, Rashiti.
Progres Niederkorn: Latik, Guett, Karamoko, Paugnet, Karayer, Siatudo, Bijelic, Mazoure, De Almeida, Mixtur, Natami.
/Telegrafi/