Dinamo Zagreb do të fitojë një shumë të madhe parash me kalimin e Josko Gvardiol nga RB Leipzig te Manchester City, që pothuajse është mbyllur.
Çmimi i tij përmendet të jetë 100 milionë euro, që do ta bëjë kroatin mbrojtësin më të shtrenjtë të historisë.
Më parë, rekordi mbahej nga Harry Maguire, i cili mbylli transferimin nga Leicester City te Manchester United në vitin 2019. Djajtë e Kuq paguan 87 milionë për mbrojtësin tashmë tridhjetë vjeçar.
More on Joško Gvardiol deal. Croatian centre back expected to complete the second part of medical tests later this week — Thursday if all goes to plan 🇭🇷
Manchester City will prepare contract and documents right after.
Here we go. ✔️ pic.twitter.com/yJfvKViDyy
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 19, 2023
Dinamo ka të drejtën e 20 për qind të diferencës mes asaj që ka paguar RB Leipzig për Gvardiol dhe asaj që do të marrë nga transferimi i radhës.
Gjermanët kanë paguar 18 milionë euro për 21-vjeçarin në vitin 2021 dhe nëse marrin 100 për të nga Man City, Dinamo do të merrte 20 për qind të 82 milionë eurove, ose 16.4 milionë euro.
Gjithashtu, me këtë transferim, Gvardiol do të bëhet lojtari i shtatë më i shtrenjtë në historinë e futbollit.
Para tij janë emra si Neymar (222 milionë euro), Kylian Mbappe (180), Coutinho (135), Ousmane Dembele (135), Joao Felix (127.2) dhe Enzo Fernandez (121). /Telegrafi/