Gazetarja Toska jep detaje për himnin e Nënës Terezë dhe dërgimin e tij në Vatikan (VIDEO)

Gazetarja shqiptare, Dijana Toska e ftuar në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në KlanKosova, ndër disa tema të trajtuara, ka folur edhe për “kryeveprën” siç e quan ajo, të karrierës së saj, e që e konsideron himnin për Nënë Terezën.

Siç shpreh ajo, rruga e Nënë Terezës e kishte fascinuar qysh nga vegjëlia. Ndërsa, si qëllim në vitin 2014 vendosi ta kishte himnin për të, e t’ia dhuronte institucioneve të Kosovës.

“Në vitin 2014 filloi të flitet që Vatikani po përgatitet për ta shenjtëruar Nënën Terezë. Në një tubim që u mbajt në 2014, unë propozova që ta bëjmë himnin për të. U pajtuam. Don Lushi e përkrahu dhe e fillova si ide. Edhe Institucionet shtetërore e përkrahën dhe e financuan si ide”, thotë Toska.

Ajo tregoi se himni u incizua në Tiranë, ku morën pjesë filarmonia e Kosovës dhe orkestrat nga të gjitha trojet shqiptare, ku u përurua më 5 shtator 2015, në Ditën e Bamirësisë, të shpallur nga OKB-ja për ndër të Nënës Terezë.

Sfida tjetër ishte padyshim arritje e këtij himni në Vatikan. Toska thotë se pas shumë mundimeve e kyçjes së shumë personave, e ndihmës së Ipeshkëvisë së Kosovës, arritën që më 3 shtator të 2016-tës, në vigjile të shenjtërimit të Nënës Terezë ta këndonin himnin e saj në Vatikan, ku u zhvillua një diplomaci kulturore.

“Vatikani nuk e ka njohur ende Kosovën. Ne e futëm flamurin e Kosovës në Vatikan, flamurin kombëtar, lahutën, kënduam shqip. Të gjitha elitat ishin aty. Ajo që është më e rëndësishmja, 140 milionë shikues e shikuan drejtpërdrejt këtë koncert”, u shpreh gazetarja Toska.

A u kushëzua nga Qeveria e asaj kohe për përkrahje të  këtij projektit, ndiqeni rrëfimin në vijim:

Emisioni i plotë:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.