Malishevë, breshëri dëmton kulturat bujqësore (VIDEO)

Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në komunën e Malishevës, Sylë Dukolli, ka folur mër breshërin që befasoi komunën e Malishevës të dielën.

“Njoftoj se dje rreth orës 17:00 ka qenë një stuhi që ka kalu edhe në një pjesë të Malishevës, pikërisht me breshër, me erë, me shira”, ka thënë Dukolli në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Kjo më së tepërmi, me theks të veçantë, i ka goditur disa fshatra, por në Tuqicë, një fshat në periferi të Malishevës,  ramja e breshërit ka qenë aq e madhe saqë me thanë të drejtën, i kam vizitu diku rreth orës 08:30, edhe ende ka pasur breshër të pashkrirë. Kështu ka qenë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.