Shembet çatia e palestrës së shkollës, 11 viktima në Kinë – Klan Macedonia

11 persona kanë humbur jetën kur çatia e një gjimnazi shkolle u shemb në verilindje të Kinës. Një ekip volejbolli i përbërë nga vajza po stërvitej në një gjimnaz në qytetin Qiqihar në momentin kur ndodhi incidenti.

“Ekipi përbëhej nga nxënës të përzgjedhur nga klasa të ndryshme. Ata sapo ishin kthyer në shkollë disa ditë më parë pas një konkursi jashtë qytetit,” tha një dëshmitar okular për mediat shtetërore.

Në momentin e aksidentit ndodheshin 19 persona në gjimnaz, nga të cilët 8 arritën të shpëtojnë.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por sipas një hetimi paraprak mësohet se grumbullimi i paligjshëm i materialeve në çati mund të ketë shkaktuar shembjen e saj.

Aksidentet të ngjashme janë të zakonshme në Kinë për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë.

Klan News