Aliti: Lëvizja Besa, parti pjellore nga e cila lindën edhe tre parti tjera, për bashkim thërrasin përçarësit!

Alternativa, Partia Demokratike Evropiane dhe së fundi, Lëvizja Populli, janë tre partitë që kanë dalë nga përçarja e Lêvizjes Besa.

Për këtë fenomen, ka reaguar Deniz Aliti, aktivist politik.

Në një shkrim në rrjetet sociale ai ka thënë se Lëvizja Besa êshtë partia më pjellore në skenën politike sepse siç potencon, nga ajo kanë lindur edhe tre subjekte të tjera politike.

“Lëvizja Besa e vetmja parti politike pjellore, nga se po nga kjo lindën 3 parti tjera të reja si ajo e Afrim Gashit, Arianit Hoxhës dhe e fundit e z. Zejdi”, ka shkruar Aliti.

Ka edhe disa fjalë për bashkimin e ftuar nga opozita.

“Si thireni për bashkim të opozitës kur mrenda për mrenda përcani votën vetëm për egot e juaja grupore e personale, nga ana tjetër shfritëzoni votën shqiptare për 8 a 9 vite me radhë të njejtit politikan”, ka shkruar mes tjerash Aliti.