Gjermania ka triumfuar ndaj Serbisë në finale të Kampionatit Botëror në basketboll, duke e fituar këtë trofe për herë të parë në histori.
Në lidhje me këtë ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila uroi gjermanët për një fitore të merituar, transmeton Klankosova.tv.
”Urime miqve tanë gjermanë për një fitore vërtet të merituar dhe historike të Kupës së Botës“, shkroi Osmani në rrjetin social Twitter.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.