Vetura nga Kosova përplas për vdekje këmbësorin e moshuar në aksin Kukës-Morinë (VIDEO)

Një aksident trafiku me një viktimë u shënua mbrëmjen e sotme në aksin Kukës – Morinë, në afërësi të Uzinës.

Një automjet me targa Kosove ka goditur një kalimtar duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Klan Kosova ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet trafik i dendur me kolona të gjata.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të menaxhuar dhe trafikun i cili është rënduar për shkak dhe të kthimit të kosovarëve nga bregdeti shqiptar.

Viktima është i moshuar.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.