Elliot Page shpreson se filmi i ri ‘Close to You’ do të hap zemrat dhe mendjet

Aktori kanadez Elliot Page shpreson që roli i tij në filmin e ri “Close to You” t’i hapë zemrat dhe mendjet e shikuesve siç bëri për të.

Filmi, i cili u shfaq premierë në Festivalin e Filmit në Toronto të dielën, eksploron historinë e personazhit të Page, Sam, i cili kthehet në shtëpi pas tranzicionit gjinor për një bashkim familjar, duke u frikësuar nga pyetjet dhe komentet e sikletshme që kanë të ngjarë të ndodhin.

Filmi, i cili pjesërisht paralelizon jetën e Page, është bërë në bashkëskenar të Page dhe Dominic Savage, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Page, i cili u nominua për Oscar për rolin e tij në “Juno” (2007), u regjistrua si femër në lindje dhe doli si transgjinore në vitin 2020.

Aktori 37-vjeçar tha se ishte shumë nervoz gjersa ishte duke e bërë një film të varur shumë nga improvizimi, por Savage krijoi një hapësirë të sigurt për të gjithë kastin për të eksploruar personazhet e tyre.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.