Kim Jong Un vizitë në Rusi – Klan Macedonia

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka nisur një vizitë në Rusi. Lideri koreano-verior është nisur me një tren të blinduar të cilin ai e përdor për vizita jashtë vendit për në qytetin Vladivostok.
Megjithatë, as Rusia apo edhe Koreja e Veriut nuk e kanë konfirmuar ende zyrtarisht vizitën. Më herët, mediat kanë raportuar gjithashtu, duke cituar burime nga zyrtarë amerikanë, se Kim dhe homologu i tij rus mund të takoheshin teksa marrëdhëniet mes dy shteteve janë gjithnjë e më të afërta.

Nëse konfirmohet vizita ky do të jetë udhëtimi i parë ndërkombëtar i liderit të Koresë së Veriut në më shumë se katër vjet, dhe i pari që nga pandemia e Covid-19.

Sipas një zyrtari amerikan i cili ka folur për kanalin televiziv CBS dy liderët pritet të diskutojnë për mundësinë që Koreja e Veriut t’i sigurojë Moskës armë për të mbështetur luftën e saj në Ukrainë.

Takimi vjen pasi Shtëpia e Bardhë bëri me dije se kishte informacione të reja se negociatat për armët midis dy vendeve po përparonin.

Klan News

 

TË NGJAS