Një person ka mbetur i lënduar në Shkodër pasi një veturë është përplasur me një motor.
Personi i lënduar është i moshës 33-vjeçare dhe sipas njoftimit të policisë, ndodhet jashtë rrezikut për jetë, shkruan TCh, transmeton Klankosova.tv.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:40, në kryqëzimin e fshatit Golem. Mjeti me drejtues shtetasin D. Ç., 52 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. D., 33 vjeç, njofton policia. 33-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që pritet ekspertiza e grupit hetimor”, thuhet në njoftimin e policisë.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.