Arbër Zeneli lihet në tribunë, ndryshojnë edhe numrat te Kosova – Telegrafi

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvilloj ndeshjen më të rëndësishme deri më tani në kualifikueset për Euro 2024.

Dardanët do të përballen me Rumaninë në kryeqytetin rumun Bukuresht me fillim nga ora 20:45.

Interesant është fakti se trajneri Primoz Gliha nuk e ka në dispozicion për këtë sfidë sulmuesin Arbër Zeneli.

Anëtari i skuadrës turke Adana Demirspor ka mbetur jashtë skuadrës për këtë ndeshje dhe takimin do ta shikoj nga tribunat e stadiumit Arena National.

Pasi Zeneli nuk është fare në bankë, kanë ndryshuar edhe numrat te fanellat e futbollistëve.

Edon Zhegrova që në ndeshjen ndaj Zvicrës kishte fanellën me numrin nëntë, në këtë sfidë do ta bartë 10-shen.

Meriton Korenica kishte fanellën me numër gjashtë ndaj Zvicrës, derisa ndaj Rumanisë do të ketë numrin nëntë.

Ndërkohë Kreshnik Hajrizi që ishte jashtë 23-shes ndaj Zvicrës, do ta bartë fanellën me numrin gjashtë. /Telegrafi/