Grubi: Nuk krahasohet kompania kineze me “Bechtel Enkën”, Ageler: PAJTOHEM (VIDEO) – Indeks

Me minimin në fshatin Banjicë e Epërme në afërsi të Gostivarit u shënuan fillimet e punimeve për Korridorin 8 i cili shtrihet nga Tetova në Gostivar, vazhdon në Kërçovë e deri në Ladorisht të Strugës ku do të jetë edhe kufiri me Shqipërinë.

Është e pakrahueshme, kinezët për 10 vjet nuk e bënë asnjë metër autostradë dhe nga 400 milionë Euro rritën koston në 600 milionë Euro, ndërsa amerikanët për 6 muaj projektuan autostradën, përcaktuan trasenë dhe bënë shpërthimin e parë në formën më transparante dhe inkluzive. Qytetarët do t’i çmojnë vlerat perendimore që sjell një ndër kompanitë më të mëdha botërore si Bechtel dhe do të kënaqen me cilësinë dhe shpejtësinë e ndërtimit, por edhe do ta bëjnë dallimin midis një projekti kinez dhe atij amerikan dhe do ta kuptojnë pse ne u përcaktuam për amerikanët” u shpreh Grubi, përcjell TS.

Ndryshe ndërtimi i Korridorit 8 dhe 10-D do të duhet të përfundojë në fund të vitit 2027./TS/