Për tetë muaj, mbi 2 milionë persona udhëtuan nga dhe për në Aeroportin “Adem Jashari”

Mbi 2 milionë persona udhëtuan nga dhe për në Aeroportin “Adem Jashari”.

Kështu thonë statistikat e paraqitura nga Autoriteti i Aviacionit Civil.

Të dhënat vlejnë për tetë muajt e parë të vitit 2023.

“Gjatë muajit gusht në ANP “Adem Jashari” janë shërbyer 411,162 udhëtarë apo 11% më shumë se në muajin e njejtë të vitit të kaluar. Sa i përket numrit të fluturimeve, gjatë muajit gusht pati rritje prej 6.4% apo 1,389 nisje të fluturimeve. Që nga muaji janar e deri në muajin gusht janë shërbyer 2,334,648 udhëtarë apo 13% më shumë se në periudhën e njejtë të vitit të kaluar”, thuhet në njoftim.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.