Portugalia dhe Kroacia fituan ndeshjet e tyre eleminatore të Euro 2024, duke qënë në pozita komode për kualifikimin për në këtë kompeticion.Luzitanet mundën me goleade 9 me 0 Luksemburgun, duke e kthyer kundërshtarin në një tabele qitje pa mëshirë.
I vetmi i humbur i mbremjes tek Portugalia ishte Kristiano Ronaldo. Ai ishte I pezulluar për shkak kartonesh dhe nuk mundi të ishte në fushë për të thelluar rekordin e golave të shënuar më përfaqësuesen.
Në vend të tij protagonist u bënë Gonzalo Injacio, Goncalo Ramos dhe Diogo Zhota, të cilët shënuan seicili nga një dygolesh, ndërsa pjesë e goleades u bënë edhe Horta, Bruno Fernandez dhe Joao Felix. Luzitanet kryesojnë grupin J me pikë të plota 18, pas 6 ndeshjeve të luajtura dhe janë vetëm një fitore larg kualifikimit zyrtar.
Sukses i rëndësishëm edhe për Kroacine në grupin D. Ballkanasve i mjaftoi vetëm një gol për të fituar në transferte ndaj Armenise në mënyrë që të bashkëkryesojnë grupin me nga 10 pikë, por me avantazhin që kroatet kanë një ndeshje me pak sesa Turqia.
Heroi i miqve në Erevan ishte Kramaric autor I një goli të shënuar që në minutën e 14. Në 12 tetor Kroacia do të presë në shtëpi Turqinë, në një ndeshje që mund të betonoje kualifikimin ne kampionatin europian për Modric me shokë.