Zbehen shpresat për të mbijetuar – Klan Macedonia

Rritet zemërimi dhe zhgënjimi për mungesën e ndihmës nga qeveria në shumë komunitete

Ekipet e shpëtimit në Marok po garojnë me kohën për të gjetur të mbijetuar.

Numri i viktimave po i afrohet shifrës tre mijë dhe mijëra të tjerë janë plagosur. Ekipet e shpëtimit dhe qentë janë vendosur në dispozicon në lindje të epiqendrës së tërmetit shkatërrues.

Spanja, Britania dhe Katari u janë bashkuar përpjekjeve për të gjetur të mbijetuarit edhe pse shpresat janë zbehur.

Said Hartattouch ishte në punë kur goditi tërmeti me magnitudë 6.8 ballë. Ai ka humbur çdo gjë dhe shpreson që qeveria të drejtojë sytë nga të gjithë që po përballen me këtë shkatërrim

“Sigurisht dëshirojmë që marrim ndihma sa më shpejt, është një situatë shumë e vështirë dhe duket. Por për disa kohë kështu do jetë gjendja e shumë banorëve.”

Qeveria ka ngritur një fond për të prekurit nga tërmeti si dhe ka siguruar ujë të pijshëm. Ushqime, tenda dhe batanije janë shpërndarë për banorët.  Ata që humbën shtëpitë e tyre kanë fjetur në tenda të ngritura nga autoritetet.

Por disa prej tyre kanë kritikuar përpjekjet e qeverisë për ndihmë, duke thënë se ndërsa komunitetet e tjera kishin marrë ndihmë, atyre u është dashur të kujdesen për veten, duke përfshirë kërkimin e të mbijetuarve dhe nxjerrjen e trupave nga rrënojat.

Kryqi i Kuq ka bërë thirrje për më shumë se 110 milionë dollarë për të ofruar ndihmën e nevojshme në Marok. Sipas UNICEF rreth 100,000 fëmijë janë prekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi Marokun të premten e kaluar.

Klan News