Putin pranon ftesën e Kim për të vizituar Korenë e Veriut – Klan Macedonia

Bashkëpunimi mes Rusisë dhe Koresë së Veriut shihet me shqetësim nga Washington-i dhe vendet aleate

Lideri koreano-verior Kim Jong Un ka ftuar kreun e Kremlinit, Vladimir Putin për të vizituar Korenë e Veriut. Sipas mediave shtetërore koreane, Putin i është përgjigjur pozitivisht ftesës megjithëse mbetet e paqartë se kur presidenti rus mund ta vizitojë atë.

Ende nuk dihet se sa do të qëndrojë Kim në Rusi, por ai ka planifikuar të ndalojë në qytetin rus të Vladivostok përpara se të kthehet në Korenë e Veriut. Duke folur për agjencinë e Reuters, disa banorë shprehen se bashkëpunimi midis dy vendeve mund të rezultojë i frytshëm, ndërsa të tjerë shprehin dyshime.

“Ne kemi ndryshuar politikën tonë të brendshme dhe ndërkombëtare. Nuk mund të them se çfarë do të ndodhë, sepse nuk jam ekspert në këtë fushë. Por Kim Jong Un është një person që tërheq vëmendjen, kështu që ndoshta diçka e mirë do të dalë nga ky bashkëpunim“, thotë një banor.

“Për të qenë i sinqertë, nuk pres ndonjë gjë të mirë nga kjo. Unë kam vizituar Korenë e Veriut në vitin 1992 kur isha marinar, kemi udhëtuar nga Vladivostok për në Korenë e Veriut. Gjërat që pashë atje nuk më pëlqyen, ata kishin zi buke”, shprehet një tjetër.

Vizita e Kim Jong Un në Rusi është kritikuar ashpër nga Perëndimi pas dyshimeve për arritjen e një marrëveshjeje për armët ku pritet që Koreja e Veriut të ndihmojë aleatin historik me armë për të mbështetur luftën e saj në Ukrainë.

Si Rusia dhe Koreja e Veriut, përballen me sanksione globale Moska për luftën e nisur në Ukrainë, ndërsa Peniani për testimet bërthamore.

Klan News