Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare në “Edicionin Special” në Klan Kosova, tha se numri i personave të dënuar nuk është i kënaqshëm, sepse siç u shpreh ai, në luftën e Kosovës kanë humbur jetën rreth 10 mijë civilë.
Alija tha se pengesat politike kanë bërë që të mos dënohen më shumë persona për krime lufte, përcjell Klankosova.tv.
“Numri i personave të dënuar nuk është i kënaqshëm, për arsye se në luftën e fundit të Kosovës kanë humbur jetën rreth 10 mijë civilë, të cilët është dashur të mbrohen gjatë luftës, pasi që Konventat e Gjenevës e kanë rregulluar që krimet ndaj civilëve nuk janë të lejueshme dhe në anën tjetër, këto pengesat politike e kanë stagnuar që këto procese të kenë sukses, pra të dënohen sa më shumë persona për krime të luftës”, u shpreh ai.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.