Jemi të fokusuar tek urgjenca e vendosjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e shpejtë drejt BE-së – Indeks

-Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, ne fokusohemi tek integrimi në BE, tek urgjenca e vendosjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e shpejtë drejt BE-së. Në dy dekadat e fundit, ne jemi përballur me shumë sfida që kanë minuar besimin e një pjese të opinionit se agjenda evropiane një ditë do të bëhet realitet. Por ora më e errët është para agimit, e megjithatë BE-ja mbetet qëllimi ynë strategjik, tha ministri i Financave Fatmir Besimi në fjalimin e tij hapës në Forumin Ekonomik dhe Financiar  (SEFF) në Shkup.

Besimi përmendi se çfarë do të thotë të jesh pjesë e BE-së nga pikëpamja ekonomike dhe financiare, cilat janë përfitimet dhe perspektivat kryesore.

Ideja e FEFSH-së të këtij viti, siç tha ai, është që të hapet një diskutim më i gjerë për BE-në si destinacionin tonë përfundimtar.

Ai kujtoi se anëtarësimi në BE mbi të gjitha do të thotë akses në një treg me më shumë se gjysmë miliardë konsumatorë. Kjo, theksoi, jep shtysë për rritje dhe konvergjencë.