Leonardo DiCaprio mundohet të mos vihet re, ndërsa shkon i maskuar në “Vogue World”

Supermodelet, legjendat e aktrimit, anëtarët e familjes mbretërore dhe disa nga emrat më të mëdhenj të showbiznesit u mblodhën në Theatre Royal Drury Lane për shfaqjen botërore të “Vogue” të enjten.

Dhe shumë nga ta vazhduan festën gjatë natës në klubin privat të anëtarëve George në zemër të Mayfair për të festuar në festën zyrtare të ngjarjes.

Por në një dhomë të mbushur plot me të famshëm të mrekullueshëm, duke përfshirë Neelam Gill, nuk ka se si të mos ndodh që dikush nga yjet mos të fshehet.

Është Leonardo DiCaprio ai që veshi një kostum të zi dhe e fshehu fytyrën e tij pas një kapele të zezë bejsbolli dhe një maskë të përshtatshme për fytyrën.

DiCaprio, bëri të pamundurën për t’u fshehur nën radar, ndërsa u fut në vendin ekskluziv për të kërcyer natën.

TMZ ka raportuar se arsyeja e afërsisë së Neelam dhe Leonardos në muajt e fundit është për shkak se Neelam është në lidhje me një nga miqtë e tij, shkruan Daily News, transmeton KlanKosova.tv.

Shfaqja e Vogue World më pas përfundoi me një performancë epike nga Annie Lennox, e cila nxori hitin e Eurythmics Sweet Dreams (Are Made of This).

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.