Osmani pas marrëveshjes 32 milionëshe: Objektivi kryesor i saj është sigurimi i shërbimeve më të mira

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas nënshkrimit të marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore në vlerë rreth 32 milionë euro ka thënë se është përherë kënaqësi të prezantohen projekte, nisma a marrëveshje të cilat kontribuojnë në avancimin e raporteve Kosovë – ShBA.

Osmani tha se një nga objektivat parësore të kësaj marrëveshjeje është sigurimi i shërbimeve më të mira për të gjithë qytetarët e Kosovës, nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve institucionale.

“Në këtë mënyrë do të fuqizohet administrata publike, do të eliminohet burokracia dhe do të promovohet transparenca. Duke llogaritur llogaridhënien dhe efikasitetin brenda institucioneve publike, kjo marrëveshje do të kontribuojë në reduktimin e vazhdueshëm të korrupsionit dhe rritjen e efikasitetit ndaj nevojave të qytetarëve tanë”, tha Osmani, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ajo tha se si një marrëveshje e ndërtuar mbi parimet e demokracisë, llogaridhënies dhe rritjes ekonomike, ajo e hap rrugën për një të ardhme më premtuese për Kosovën.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.