Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e do një Republika Sërpska në Kosovë e Mal të Zi.
Zulfaj tha se derisa Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, fliste për rrezikun e veprimeve të Dodikut për stabilitetin e Bosnje Hercegovinës, Vuçiq krenohej me pozicionin e serbëve atje.
“Dje, Sekretari Blinken foli për rrezikun e veprimeve të Dodikut për stabilitetin e Bosnje Hercegovinës, teksa Vuçiqi mbajti një tubim, ku vajtoi pozicionin e serbëve në Mal të Zi dhe Kosovë dhe sa krenar është ai për pozicionin e serbëve në Bosnje dhe Hercegovinë”
“Është e qartë se ai dëshiron një Republika Sërpska në Kosovë dhe Mal të Zi gjithashtu”, shkroi Zulfaj, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se sipas kryeministrit të vendit, Albin Kurti, takimi i fundit i dialogut në Bruksel dështoi pikërisht për shkak të kërkesës së Vuçiqit për ta themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.