Shtëpia e Bardhë i përgjigjet shqetësimeve për moshën e Biden – Klan Macedonia

80-vjeçari amerikan është Presidenti më i vjetër në historinë e SHBA-së

Shtëpia e Bardhë i është përgjigjur shqetësimeve lidhur me aftësinë e Presidentit Joe Biden për të kandiduar për një mandat të dytë për shkak të moshës së tij me këtë thënie: “80 është si 40-ta, a nuk e dinit?”.

Biden është Presidenti më i moshuar në historinë e SHBA dhe planifikon të kandidojë sërish për president në vitin 2024. Por zëdhënësja e shtypit për Shtëpinë e Bardhë Karine Jean Pierre u shpreh se u takon qytetarëve të thonë fjalën e tyre.

Ai u kritikua për moshën në vitin 2019, mori të njëjtat kritika në vitin 2020 dhe më pas edhe në vitin 2022. Por çdo herë, ai i ka mundur kundërshtarët e tij politikë.

Shumë qytetarë amerikanë janë të shqetësuar për moshën e Biden, si dhe për atë të kundërshtarit të tij republikan, Donald Trump, i cili është 77 vjeç.

Një sondazh i fundit i Gushtit zbuloi se 77 përqind e amerikanëve besojnë se Biden është shumë i moshuar për të qenë efektiv edhe për katër vjet të tjera.

Klan News