Në një rrëfim unik për televizionin 21 nga ambientet e shtëpisë së tij në Zajaz, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti u shpreh se ndryshimet kushtetuese do të bëhen, ndaj polika dhe qytetarët duhet të jenë optimist se vendi po shkon drejt BE-së.
“Miratimi i ndryshimeve kushtetuese është valid deri në një ditë para zgjedhjeve, tash, nuk mund të jap fiks një datë se kur do të ndodh mirëpo unë them se do të bëhet. Më tregoni kur ka ndodh diçka qe unë e kam thënë se nuk ka dal ashtu siç them unë? Gjithmë fjalët e mia kanë dalë, prandaj qëndroi optimist sepse do të votohen, kur të behen 80 mandate thirret seanca dhe votimi kalon. Unë kam qejf të jenë 80 mandate, Kovaçevski tha se do jenë 118 mandate që do votojnë, me rëndësi është të kalojnë dhe qytetarët dhe vendi të hapërojnë drejt BE-së”, deklaroi Ahmeti.