Inspektorati i Punës për gjashtë muaj shqiptoi mbi 600 gjoba

Kryeinspektori i Punës, Hekuran Nikçi tha se gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti kanë shqiptuar mbi 600 gjoba.

Sipas tij, pjesa më e madhe e gjobave është shqiptuar për sektorin e ndërtimtarisë, që sipas tij, është sektori që bënë më së shumti shkelje të ligjit për siguri dhe shëndet publik.

Nikçi deklaroi për Ekonomia Online se shqiptimi i gjobave është rritur gjatë këtij viti, por sipas tij, gjobat nuk kanë qëllim ndëshkimin e subjekteve, por vetëdijësimin e tyre në raport me respektimin e drejtave të punëtoreve.

“Inspektorati i Punës për shkeljen e dispozitave ligjore për periudhën janar-gusht të vitit 2023 janë shqiptuar 619 gjoba. Nëse e bëjmë krahasimin për periudhën janar-dhjetor të vitit të kaluar ku kemi pasur vetëm 281 gjoba të shqiptuara, kjo konsiderohet një rritje e konsiderueshme e numrit të gjobave”.

“Dua të i’u rikujtoj se gjobat nuk kanë qëllim ndëshkimi për subjektet, por gjobat kanë për qëllim vetëdijesimin e subjekteve në raport me respektimin e drejtave të punëtoreve”, tha ai.

Kryeinspektori tha se gjobat e shqiptuara janë më së shumti për sektorin e ndërtimtarisë dhe se sipas tij, ky sektor bën shkeljen e dispozitave të ligjit për siguri dhe shëndet publik.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.