Russell që akuzohet për përdhunim dhe sulme seksuale, performoi para 2 mijë fansave

Pavarësisht se ai përballet me akuza për përdhunim dhe sulme seksuale, Russell Brand performoi një shfaqje komike para 2 mijë fansave mbrëmë.

Turma në Teatrin Troubadour Wembley Park në veri-perëndim të Londrës bërtiti dhe brohoriti ndërsa komediani doli në skenë pas një ore me vonesë.

Një grua mbajti lartë një tabelë ku shkruante se i qëndrojnë pranë, dhe se ai të jetë i fortë.

Ndërsa Brand i cili mezi dëgjohej nga brohoritjet e fansave e falënderoi dhe i tha se e do dhe e vlerëson.

Tutje, ai kërkoi falje për vonesë dhe tha se ndodhi për shkak të trafikut të ngarkuar, raporton Dailymail.com, përcjell Klankosova.tv

Fansat të cilët paguan rreth 40 euro për një biletë, e kishin pritur atë rreth një orë, ndërsa ishin të pasigurt nëse ai do të shfaqej apo do të mungonte.

Kur ai doli në skenë, u fut në rutinën e tij të zakonshme të shakave të ndyra seksuale, politikës dhe spirtitualitetit.

Disa fansa mbrëmë dukeshin se ishin dakord. Ndërsa njëri tha se nuk beson se Brand ka bërë diçka për të cilën është akuzuar.

Pas pak më shumë se një ore në skenë, Brand përfundoi shfaqjen e tij papritur në orën 21:05, pesë minuta pasi programi Dispatches filloi të transmetohej.

Ai tha: ‘Faleminderit për një mbrëmje të mrekullueshme. Unë e vlerësoj shumë që jeni këtu. Unë ju dua. Më vjen keq që u vonova kaq shumë. Shpresoj të keni shijuar. Shpresoj ta dini që ju dua”.

Fansat e duartrokitën komedianin teksa ai largohej.

Njëri tha: ‘Nuk e prisja që të përfundonte kaq shpejt. Ishte një fund i papritur”.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.