Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle.
Njëri prej tyre dyshohet se është drejtuesit e “Kartelit të Ballkanit”.
Autoritetet e Spanjës, i kapën 2.3 tonë kokainë para disa ditësh në një anije të peshikimit “Bestarruza”.
Aty u arrestuan katër anëtarë të ekuipazhit.
Përpos shqiptarëve në duart e policisë ranë edhe një argjentinas dhe një afrikan nga Cabo Verde.
Operacioni është udhëhequr nga Agjencia Federate e Anti-Drogës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (DEA), në koordinim me policinë e Spanjës, shkruajnë mediat spanjolle përcjell Klankosova.tv
Përveç drogës së konfiskuar, u gjetën edhe 200 mijë euro Cash dhe një veturë e tipit “Maserati”, që i takonin bosit të këtij grupi.
Shqiptari është arritur të kapet në një hotel, teksa ishte nisur drejt Madridit sapo kishte marrë vesh kapjen e ngarkesës së kokainës.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.