Kritika e Kurtit për Lajçakun, Arifi: Dukej si një shfrenim emocional (VIDEO)

Ish-kryenegociatori i Kosovës, Avni Arifi, në “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur për kritikën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ndaj emisarit Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Ai këtë e quajti një shfrenim emocional, siç u shpreh ai, si rezultat i ngjarjeve që ndodhën me 14 shtator, përcjell Klankosova.tv.

“Dukej si një shfrenim emocional, si rezultat i ngjarjeve që ndodhën me 14 shtator. Është një përshkrim bukur i rëndë i pozicionit në të cilin ka ardhë Kosova, është befasuese të dëgjosh një gjë të tillë nga kryeministri Kurti, aq më pak kur ai ka pasur një raport shumë të mirë me Lajçakun”, u shpreh ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.