Roma “bombardon” Berishën, Empoli turpërohet në Olimpico

Romës ju desh të priste javën e 4 të kampionatit për të siguruar fitoren e parë sezonale në serie A. E në fakt ishte një fitore me shifra të pamenduara edhe nga vetë kryeqytetasit, 7 me 0 ndaj një Empoli të turpëruar rëndë në Olimpiko.

 

Asnjë mëshirë për verdhekuqtë ndaj toskaneve. Që në filim u kuptua historia e ndeshjes. Ende pa u mbyllur e minuta e parë vendasit fituan një penallti dhe nga pika e bardhe ishte Paolo Dybala që nuk gaboi.

 

Vetëm 7 minuta më vonë dyfishimi I shifrave përmes Renato Sanches, pas një gjuatje me kokë. Skuadra e Murinjos ul ritmin, menaxhon ndeshjen lehtësisht dhe pret me qetësi të shënojë golin e trete, I cili vjen në minuten e  36 edhe me ndihmen e futbollist mik Grassi.

 

Pjesa e parë u mbyll 3 me 0 ndërsa në të dytën ishte sërish argjentinasit Paolo Dybala që realizoi golin e dytë personal dhe të 4 për skuadrën e tij.10 minutat e fundit sollën kapitullin total të Empolit që mori edhe tre gola të tjerë me autorë Kristante, Lukaku dhe Mancini.

 

Padiskutim një ndër mbrëmjet me të errëta në karrierë për Etrit Berishen I detyruar ta nxjerre topin 7 herë nga rrjeta, ndonëse jo për fajin e tij.

 

Verdhekuqtë ngjitën në kuotën e 4 pikëve duke lënë fundin, aty ku është zhytur Empoli ende pa pikë në sezonin e ri.Kjo sfide që I takonte javës së 4 të Serie A u transmetua në Tring.