Rasti i 3 vjeçarit në çerdhen e Fushë Kosovës, reagon KOMF-i

Koalicioni i organizatave joqeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve ka reaguar për rastin e 3 vjeçarit që dyshohet se u sulmua fizikisht në çerdhen “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë.

KOMF- i ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin menjëherë veprimet dhe masat e nevojshme për këtë rast.

Këto organizata njëherësh kanë bërë thirrje që të intensifikohet monitorimi dhe inspektimi sistematik i kopshteve përmes inspektorëve dhe konsultimeve me prindërit në mënyrë që të parandalohen rastet e tilla.

“KOMF rithekson edhe një herë se kopshtet duhet të kenë politikë apo rregullore të posaçme për mbrojtjen e fëmijës me qëllim të krijimit të një sistemi të brendshëm që parandalon dhe reagon ndaj shkeljeve të të drejtave të fëmijës”.

“Ne kemi përgjegjësinë kolektive për të garantuar se fëmijët tanë zhvillohen në mjedis të sigurtë dhe përkujdesës, ku të drejtat e tyre themelore mbrohen dhe janë themel i zhvillimit të shoqërisë”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.