Mbreti Charles nis sot vizitën në Francë – Klan Macedonia

Mbreti Charles dhe bashkëshortja e tij, Mbretëresha Camilla, nisin sot vizitën e tyre shtetërore në Francë, vizitë që ishte shtyrë për shkak të trazirave të dhunshme në Paris disa muaj më parë.

Mbreti Charles dhe Camilla do të qëndrojnë për 3 ditë në Francë.

Vizita e tyre do të fillojë me një ceremoni në Harkun e Triumfit, e më pas do të vijojë me shfaqje të forcave ajrore të dy vendeve.

Në mbrëmje është parashikuar një darkë shtetërore, ku do të jenë të ftuar më shumë 150 personalitete nga të dyja vendet.

Të enjte, çifti mbretëror dhe Presidenti francez Macron i shoqëruar nga bashkëshortja do të vizitojnë katedralen e Notre Dame.

/tvklan.al