Sonte (e mërkurë) pas gjashtë vitesh lojtarët e Arsenalit luajtën në Ligën e Kampionëve dhe kjo do të thotë se për këtë garë stadiumi i tyre duhet të ndryshojë emrin.
Hera e fundit që Arsenali luajti në Ligën e Kampionëve ishte në vitin 2017. Të mërkurën mbrëma ndryshoi edhe ajo traditë, pasi Topçinjtë përfunduan në vendin e dytë në Ligën Premier në sezonin e fundit, dhe kështu fituan kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e parë në këtë garë elitare të futbollit të klubeve ishte kundër PSV Eindhoven e cila u fitua me lehtësi me rezultat të thellë 4-0.
Kjo ndeshja u zhvillua në stadiumin Emirates. Megjithatë, ai stadium nuk do të quhet kështu për shkak të rregullave të qarta të UEFA-s.
Stadiumet në Ligës së Kampionëve nuk mund të mbajnë emrin e një sponsori dhe duke qenë se Emirates është sponsori kryesor i Arsenalit, klubi londinez është dashur të regjistrojnë një emër tjetër për këtë stadium.
🔴 𝗠𝗔𝗧𝗖𝗛𝘿𝘼𝙔 ⚪️
🆚 PSV
🕗 8pm (UK)
🏆 Champions League
🏟️ Arsenal Stadium pic.twitter.com/f3uoGYAcX4— Arsenal (@Arsenal) September 20, 2023
Topçinjtë nuk u menduan shumë dhe regjistruan emrin “Arsenal Stadium” për ndeshjet si vendas në Ligën e Kampionëve.
Arsenali është në një grup me PSV, Lens dhe Sevilla, dhe çdo gjë përveç një vendi në fazën e eliminimit direkt do të ishte një zhgënjim i vërtetë për skuadrën e Mikel Artetës. /Telegrafi/